Njësia Operative e KRU “Mitrovica” në Mitrovicën e Veriut po vazhdon me punë intensive të mirëmbajtjes në rrjetin e ujësjellësit, duke u fokusuar kryesisht në sanimin e rrjedhjeve dhe defekteve të evidentuara në pjesë të ndryshme të qytetit. Ekipet teknike të KRU-së po ndërhyjnë në kohë reale për të parandaluar humbjet e ujit dhe për të garantuar furnizim të qëndrueshëm për konsumatorët. Sipas njoftimit të kompanisë, këto ndërhyrje janë pjesë e përkushtimit të përditshëm për: Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve; Ruajtjen e ujit të pijes; Zvogëlimin e humbjeve të ujit; Rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së rrjetit. KRU “Mitrovica” Sh.A. thekson se përmes punës së vazhdueshme në terren dhe reagimit të shpejtë ndaj defekteve, qëllimi është të ofrohen shërbime cilësore dhe të besueshme për të gjithë konsumatorët. / Telegrafi /