Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se studentët që aplikojnë për bursa mund të sigurojnë dokumentacionin nga gjendja civile edhe përmes platformës e-Kosova, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportele. Ky mundësi lehtëson dhe përshpejton procesin e pajisjes me dokumente, duke shmangur pritjet, veçanërisht gjatë afateve të aplikimit për bursa. Po ashtu, Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se afati për aplikim për bursa është shtyrë deri më 12 janar 2026, duke u ofruar studentëve më shumë kohë për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm. Studentët mund të përdorin platformën e-Kosova për të kërkuar dokumentet e nevojshme dhe për të përfituar nga procedura më e shpejtë dhe e sigurt. / Telegrafi /