U largua nga Cluji për DC United, Munteanu: Shpresoj që edhe Meriton Korenica të vjen

Futbollisti Louis Munteanu që u shit te DC United nga CFR Cluj shpreson që edhe sulmuesi Meriton Korenica t’i bashkohet skuadrës. Munteanu e ka kompletuar kalimin te skuadra amerikane ndërsa do t’iu bashkohet pas dy javëve, pasi ka nevojë për vizë që të hyjë në Amerikë. Në intervistën e parë për media , Munteanu deklaroi se po e pret edhe transferimin e Korenicës te DC United, me këtë të fundit që e pëlqen tepër lojtarin dhe thuhet se janë gati të ofrojnë 4 milionë euro për shërbimet e kosovarit. “Nuk kam ndonjë pendesë. Nëse është dëshira e Zotit që të shkoj në Amerikë, atëherë është opsioni i duhur. Shpresoj që edhe Korenica të vjen gjithashtu, do të ishte mirë edhe për mua”, deklaroi ai. Ndërkohë, Munteanu shtoi se mezi po pret të luajë kundër Lionel Messit. “Bisedova me disa djem dhe të gjithë më folën mirë. E pashë që do të luajmë me Messin në raundin e tretë, shpresoj të kemi një ndeshje të mirë”. Mbetet të shihet nëse klubi i MLS-së do ta blejë edhe kartonin e Korenicës, me këtë të fundit që thuhet se gjithashtu ka dhënë “dritën jeshile” për një transferim të tillë./ Telegrafi /