Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Kryeqytet. Rasti ka ndodhur më 05.01.2026, ndërsa arrestimi është realizuar pas një pune intensive hetimore dhe operacionale nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin A.K., 29 vjeç. Gjatë operacionit policor është sekuestruar edhe arma e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa ai është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Telegrafi/