Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një mbledhje pune në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Europian U-21 “Euro 2027”. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të UEFA-s, si edhe specialistë dhe përgjegjës të departamenteve të ndryshme të FSHF-së, të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejt në procesin e organizimit të këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar. […]