Nuk është në planet e trajnerit, Valon Berisha drejt largimit nga LASK?

Mesfushori Valon Berisha pritet që së shpejti të bëhet me skuadër të re, pasi më nuk është në planet e LASK-ut. Veterani i Kosovës nuk është ftuar fare për stërvitje nga trajneri Didi Kuhbauer, ndërsa siç raporton “ Oborosterreichische Nachrichten ” nuk është në planet e trajnerit për këtë edicion. Mediumi austriak raporton se LASK-u e ka informuar Berishën dhe dy lojtarë të tjerë që janë të lirë për të gjetur klub të ri, duke nisur nga ky muaj. Berisha ka kontratë deri në fundin e sezonit, por thuhet se është i hapur për t’u larguar meqenëse dëshiron të gjejë një klub që të zhvillojë sa më shumë minuta, për të marrë ftesë nga Franco Foda për play-offin e Kupës së Botës 2026. Kujtojmë, që kur Kuhbauer erdhi në stolin e LASK-ut, mesfushori kosovar ka zhvilluar vetëm 14 minuta. Ndërkohë, ende nuk dihet se në cilën skuadër Berisha do ta vazhdojë karrierën./ Telegrafi /