"Na ndanë", momenti kur Miri qan për Selin në Big Brother VIP Albania

Në ditët e fundit në rrjetet zyrtare të Big Brother VIP Albania 5 janë shpërndarë disa pamje nga dhoma e rrëfimit, ku banorët shprehin emocionet e tyre. Mes tyre, vëmendje të veçantë ka marrë një video e Mirit, i cili shfaqet i prekur dhe me lot në sy pas ndarjes nga Selin në krevat - meqë shkoi në Akuarium. “Nuk duhej të kisha ardhur këtu, të paktën jo sot. Ajo mori një letër nga babai i saj. Është njeri i jashtëzakonshëm, e dua shumë. E gjithë shtëpia e kërkoi që të ndaheshim nga krevati dhe ja, u ndamë”, u shpreh ai. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Gjatë spektaklit të së shtunës, Selin iu lexua një letër nga i ati, ku ai ndau mendimet e tij për rrugëtimin e saj në shtëpi. Në letër u prek edhe situata e krijuar mes saj dhe Mirit. Edhe pse pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e tij, referenca ndaj ndarjes së krevatit ishte e qartë. Marrëdhënia mes dy banorëve ka qenë shpesh temë diskutimesh dhe debatesh. Vetë Miri ka deklaruar se ndjen për Selin një dashuri atësore, duke e krahasuar me vajzën e tij, ndjesi që sipas tij e justifikon edhe reagimin emocional.Megjithatë, publiku nuk duket i bindur nga ky shpjegim. - YouTube www.youtube.com Videoja e tij ka nxitur reagime të shumta në rrjet. /Telegrafi/