E kryer, Interi arrin marrëveshje me Al Hilalin për ish yllin e Juventusit

Interi ka hedhur një hap konkret drejt afrimit të Joao Cancelo, pasi ka arritur një marrëveshje verbale me Al-Hilal për transferimin e mbrojtësit të krahut. Marrëveshja parashikon që një mbrojtës aktual i “Nerazzurrëve” të lëvizë në drejtim të kundërt. Klubi zikaltër ka qenë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të ri për t’iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga Cristian Chivu, pas lëndimit afatgjatë të Denzel Dumfries. Në këtë kuadër, Interi është lidhur me rikthimin e ish-lojtarit të huazuar më parë, Joao Cancelo, i cili mund të largohet nga Al-Hilal gjatë këtij muaji. Për shërbimet e tij interesim ka shfaqur edhe Barcelona. Sipas “Sky Sport Italia”, Interi dhe Al-Hilal kanë arritur një marrëveshje verbale për Cancelo. Sipas të njëjtit burim, marrëveshja do të përfshinte kalimin e njërin prej qendërmbrojtësve Stefan De Vrij ose Francesco Acerbi në Arabinë Saudite. Joao Cancelo Një lëvizje e tillë do të sillte ribashkimin e njërin prej tyre me ish-trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, i cili aktualisht drejton Al-Hilal. Hapi i radhës për drejtuesit e Interit është të bindin vetë Cancelon që të pranojë transferimin. Mbrojtësi 31-vjeçar ka kërkuar edhe një ose dy ditë kohë për të marrë vendimin përfundimtar. “Sky Sport Italia” shton se dëshira kryesore e Cancelos do të ishte një rikthim te Barcelona, megjithatë mbetet për t’u parë nëse klubi katalanas do të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje me Al-Hilal për kushtet e transferimit./ Telegrafi