Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 kanë marrë pjesë së fundmi në një sfidë brenda shtëpisë, ku detyra e tyre ishte të identifikonin vendet nga pyetje të ndryshme. Një nga pyetjet që tërhoqi vëmendjen ka qenë: “Pogradeci gjendet në?”, me opsionet: Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni. Gjatë sfidës, grupi i përbërë nga Londrimi, Edi dhe Elijona ka debatuar mbi përgjigjen e saktë dhe Elijona ka sugjeruar se Pogradeci gjendet në Mal të Zi, afër kufirit. Foto: TikTok Ky moment ka shkaktuar habi dhe kaq pakënaqësi te publiku, duke bërë që reagimet në rrjetet sociale të jenë të shumta dhe shpesh ironike. Shumë fansa kanë komentuar se vendi i saktë është Shqipëria, duke kujtuar rëndësinë e njohjes bazike gjeografike. Sfida ka treguar edhe njohuritë e ndryshme të banorëve dhe ka sjellë momente argëtuese brenda shtëpisë. Tashmë publikisht po diskutohet se si këto 'gabime' ndikojnë në perceptimin e banorëve nga shikuesit dhe si kjo mund të ndikojë në dinamikën e lojës brenda BBVK. /Telegrafi/