Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, praktikisht ka konfirmuar se Joao Cancelo do të mbërrijë në klub këtë janar, por klubi nuk ka shumë para për të shpenzuar. Duke folur në konferencën e tij për shtyp për Superkupën e Spanjës, Flick tha se klubi zgjodhi të nënshkruante një mbrojtës të krahut pas rikuperimit të Ronald Araujo. “Kemi pasur një situatë këto dy vitet e fundit ku duhet të jemi të zgjuar me lojtarët që nënshkruajmë”, ka thënë fillimisht Flick. “Nuk mund të shpenzojmë miliarda. Lojtarët tanë po përparojnë. Të rinjtë tanë po zhvillohen dhe ne kemi besim tek ata. Tani kemi mundësinë të sjellim një veteran. Do ta vlerësoja nëse ai vjen”. Barcelona largohet nga gara për yllin anglez, shkak gjendja financiare “Kam folur me stafin tim dhe mendojmë se kur të kthehet Ronald, do të kemi alternativa të mira në qendër të mbrojtjes”. “Joao mund të luajë si mbrojtës i krahut. Nuk është ende një marrëveshje e përfunduar, por do të isha i lumtur nëse kalon tutje”. “Ne folëm për të nënshkruar me një qendërmbrojtës, por ky është një opsion i mirë për këto gjashtë muaj”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/