Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë, shtetas i huaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:00 të mëngjesit. Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Hetimet për shkaqet e vdekjes janë në zhvillim. /Telegrafi/