Mëngjesin e sotëm temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Kodrën e Diellit me zero gradë, ku ra edhe sasia më e lartë e shiut – 62 litra për metër katror. Në Lazaropole dhe Mavrovë, u matën dy gradë celsius. "0 gradë u matën në Kodrën e Diellit, 2 Lazaropole, Mavrovë, 4 Krushevë, 5 Shkup-Petrovec, Pretor, Pozharanë, Topolçani, 6 Shkup-Zajçev Rid, Berovë, Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep, Gjurishte, 7 Kumanovë, Ohër, Manastir, 8 Vinicë, Kavadar, 9 Veles, Strumicë, Shtip, 10 Gjevgjeli, Demir Kapi", thonë nga DPHM./Telegrafi/