Dërgohet pa shenja jete një 49 vjeçar në QKMF-në e Malishevës, nisin hetimet

Një rast vdekjeje në rrethana të dyshimta është regjistruar më 6 janar në fshatin Joviq të Malishevës. Një burrë është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Ndërkaq sipas mediave vendore raportohet se viktima është Q.K 49 vjeçar. Hetimet për shkaqet e vdekjes janë duke u zhvilluar. /Telegrafi/