Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar qytetarët e komunitetit serb dhe besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes, e cila këtë vit kremtohet sipas kalendarit julian. Në mesazhin e tij, Kurti i ka uruar festë të gëzuar gjithë besimtarëve, duke dëshiruar që kjo ditë e shenjtë t’u sjellë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet e tyre. “Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin. Le të na bashkojë e mira, dhe të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie”, ka theksuar Kurti. Ai gjithashtu uroj që Krishtlindja të gjejë gjithë qytetarët pranë familjeve të tyre, në shëndet dhe gëzim. /Telegrafi/