Në ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër Burnleyt, trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Darren Fletcher, ka mundësinë të bëjë histori dhe të përfshijë në lojë dy nga djemtë e tij. Fletcher ka marrë përkohësisht stolin e gjigantëve të Old Trafford që po vuajnë dhe do të debutojë sonte në udhëtim kundër Burnley. Ai vendosi të marrë stolin e nxehtë dhe të shuajë "zjarrin" pas shkarkimit të Ruben Amorim. Por ajo që është interesante është se dy djemtë e tij, Jack dhe Tyler, luajnë për ekipet e të rinjve të Manchester United, janë talentë të mëdhenj dhe po trokasin në derën e ekipit të parë. Jak dhe Tyler Fletcher Në fakt, Jack, është paraqitur tashmë në tre ndeshje të Ligës Premier për United nën drejtimin e Amorim këtë sezon, ndërsa Tyler është ende në pritje të debutimit të tij. Dhe trajneri në detyrë i United, Darren Fletcher, po i mban tifozët në ankth nëse ndonjë nga mesfushorët e tij do të luajë kundër Burnley në ‘Turf Moor’. "Nuk do t'ju zbuloj asgjë. Ata janë pjesë e grupit dhe u stërvitën të hënën, për këtë u ra dakord edhe para se të shkoja unë atje. Ata kanë qenë në ekip kohët e fundit", ka thënë Fletcher. "They were in the training group on Monday because that was already arranged before I got there. They've been in the squad recently, but obviously we've got a couple of players back from injury..." Darren Fletcher on his sons, Jack and Tyler #MUFC pic.twitter.com/qw7NYZZJoP — Stretford Paddock (@StretfordPaddck) January 6, 2026 Vëllezërit Fletcher janë dy talentë të mëdhenj në akademinë e Unitedit dhe me siguri do të duan të tregojnë veten në dritën më të mirë në ndeshjen e sotme, veçanërisht nëse babai i tyre i sjell ata në lojë. Kjo do të bënte histori sepse në futbollin elitar botëror, një baba dinte si të përdorte njërin nga djemtë e tij në një ndeshje, por asnjëherë nuk ka ndodhur t’i përdor dy djem në fushë. /Telegrafi/