BURG AJRI

Poezi nga: Dulce Maria Loynaz Përktheu: Bajram Karabolli Një rrjetë e endur me fije të padukshme, një burg ajri në të cilin mezi lëviz, një rrjetë drite që nuk duket si kurth, dhe në të cilin këmba ime mbeti e lidhur midis litarëve edhe të dritës. Një burg pa roje dhe pa zinxhirë, ku ditë për ditë ha bukën time dhe pi ujin tim ... Ndërsa atje jashtë të gjitha shtigjet e tokës, duke u dridhur lulëzojnë për mua, sepse ende janë të miat!