Hapen regjistrimet për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit - Kosova 2026

Bizneset dhe individët e industrisë së turizmit tashmë mund të regjistrohen për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2026, ngjarja më e madhe e turizmit në vend. Ky panair ofron një mundësi unike për të promovuar produktet dhe shërbimet turistike para partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe për të krijuar rrjete bashkëpunimi dhe mundësi të reja biznesi. Organizatorët njoftojnë se regjistrimet janë hapur nga sot dhe mund të bëhen online përmes linkut: https://internationaltourismfairkosova.com/ “Ky panair synon të fuqizojë sektorin e turizmit në Kosovë dhe të lidhë aktorët vendorë me partnerët ndërkombëtarë, duke promovuar potencialin turistik të vendit tonë,” thonë organizatorët. Ngjarja pritet të tërheqë kompani turistike, agjenci udhëtimesh, operatorë hotelesh dhe profesionistë të industrisë nga vendi dhe jashtë, duke bërë të mundur prezantimin e ofertave turistike në një platformë ndërkombëtare të promovimit. /Telegrafi/