Përmes komunitetit të saj Street View, Google Maps mundëson eksplorimin virtual të destinacioneve dhe bukurive natyrore më të bukura, dhe është e mundur të gjesh një foto që është një perlë e vërtetë për një nga yjet e futbollit të sotëm. Lojtari i kombëtares angleze dhe anëtari i Barcelonës, Marcus Rashford, është pjesë e Google Street Vieë sepse kamerat e kanë filmuar atë si një djalë 11-vjeçar që priste të transportohej në qendrën stërvitore të Manchester United. Kur kamerat e Google Street Vieë kaluan nëpër periferi të Mançesterit, Marcusi i vogël po priste një autobus klubi i veshur me uniformën e Manchester United, klubit mëmë ku ai filloi karrierën e tij dhe luajti derisa u huazua te Barcelona verën e kaluar. Fotografia është bërë në Wythenshawe, lagjja ku u rrit Rashford. Sipas Google Maps, fotografia është bërë në prill të vitit 2009, kur Rashford luante për akademinë e United, pasi ishte bashkuar për herë të parë me klubin në vitin 2005. Rashford ka folur shpesh hapur gjatë gjithë karrierës së tij për vështirësitë me të cilat është përballur gjatë rritjes dhe sfidat e të jetuarit në një familje me një prind të vetëm. Si rezultat, pas ngritjes së tij në famë, ai është bërë një nga humanitarët më të mëdhenj në botën e futbollit. Me transferimin e tij në formë huazimi te Barcelona, Rashford ka bërë një hap të madh përpara dhe duket se më në fund ka filluar ta zhvillojë karrierën e tij futbollistike në mënyrën që pritej. Vlera e tij aktuale është 40 milionë euro sipas faqes së specializuar Transfermarkt. /Telegrafi/