Kryeministri i vendit, Hristijan Mickski tha sot se po konfirmohen tezat se kërkesa që bullgarët të jenë në Kushtetutë nuk është kërkesa e vetme që e kanë ata, por ridefinim të plotë të identitetit maqedonas. “Mua kjo nuk më habitë, nuk e di nëse dikë e habitë kjo në shtet. Vetëm i konfirmojnë ato teza të cilat i patëm nga çasti i parë se nuk është vetëm bullgarët në Kushtetutë kërkesa e vetme por ridefinim i plotë i identitetit maqedonas. Por këto janë ditë kur duhet të falim, të bashkohemi edhe si popull edhe si komb dhe mendoj se përfundimisht si popull do të kuptojmë, pa dallim nëse jemi në pushtet apo në opozitë se për disa çështje vetëm duhet të jemi së bashku”, deklaroi kryeministri Mickoski. Bullgaria para disa ditësh nuk e pranoi Propozim – Planin e aksionit për pakicat sepse, siç u kumtua, ishte shkruar në gjuhën maqedonase. Plani i aksionit për avancim të të drejtave të pakicave, që është në verzionin punues, është përgatitur në pajtim me paragrafin 35 të kornizës negociuese për vendin, e miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian më 18 korrik 2022.