Raporti me Selin, reagon për herë të parë bashkëshortja e Mirit: Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë

Bashkëshortja e Armir Shahinit ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP Albania 5, me komentet e shumta që kanë qarkulluar për sjelljen e tij brenda shtëpisë. Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Rabea Shahini Wolk, e cila nga mbiemri besohet të ketë origjinë gjermane, ka zgjedhur t’i dalë hapur në mbrojtje bashkëshortit të saj. Ajo ka theksuar se marrëdhënia e tyre bazohet në besim të plotë dhe se xhelozia nuk ka vend në martesën e tyre. “Në çdo hap që bën me ty do jem. Ti je më i forti i Big Brother-it. Të dua shumë bashkëshorti im i jetës. Plot besim për çdo vendim që merr atje brenda shtëpisë". "Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty". Reagimi i saj vjen pasi Miri është përballur me kritika të shumta në rrjetet sociale, kryesisht për afrimitetin që ka treguar ndaj Selinit. Edhe pse ai ka deklaruar se e sheh atë si vajzën e tij, disa shikues kanë vënë në pikëpyetje sjelljen e tij, duke interpretuar deklarata si “e dua” si shenja të mundshme ndjenjash më të thella. Megjithatë, qëndrimi i bashkëshortes duket se i jep fund çdo dyshimi, duke treguar mbështetje të palëkundur dhe besim të plotë ndaj Mirit gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e Big Brother. /Telegrafi/