Policia me njoftim të rëndësishëm për pjesëmarrësit në trafik

Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu e dëmtime në ura të caktuara. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme. Në njoftim thuhet se Policia po monitoron vazhdimisht situatën dhe ka rritur praninë policore në terren. “Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet”, thuhet në njoftim. Dje, dhe sot vendi është duke u përballur me reshja të mëdha të shiut të cilat kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore.