Vallëzimi i fundit i "El Tigre": Radamel Falcao u rikthye te skuadra e vjetër për t'i dhënë fund karrierës së tij

Sulmuesi legjendar kolumbian, Radamel Falcao, ka nënshkruar sot kontratën e fundit profesionale në karrierën e tij si futbollist, duke u prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri i Millonarios, në vendlindjen e tij, Kolumbi. 39-vjeçari është rikthyer te Millonarios për t’i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme, ndërsa firma e tij konsiderohet si një dhuratë simbolike e klubit për tifozët, me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Millonarios. Lajmi erdhi krejtësisht i papritur, sipas mediave të Amerikës së Jugut, pasi Falcao ishte larguar nga Millonarios gjashtë muaj më parë dhe që prej asaj kohe kishte qenë pa ekip. Megjithatë, entuziazmi mes tifozëve nisi të rritej mbrëmjen e së martës, kur klubi publikoi në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër dhe domethënës: “Vallëzimi i fundit”. ¡Radamel Falcao García regresa a su casa! ⚽✨ #UnÚltimoBaile @FALCAO pic.twitter.com/ZraXsez2el — Millonarios FC (@MillosFCoficial) January 7, 2026 Zërat për rikthimin e “El Tigre” qarkulluan menjëherë, ndërsa sot gjithçka u konfirmua zyrtarisht nga klubi. Radamel Falcao do të mbushë 40 vjeç më 10 shkurt, dhe tashmë është e qartë se ky do të jetë angazhimi i tij i fundit si futbollist profesionist. Gjatë karrierës së tij të pasur, ai la gjurmë të thella duke veshur fanellat e klubeve të mëdha si River Plate, Porto, Atletico Madrid, Monaco, Manchester United, Chelsea, Galatasaray dhe Rayo Vallecano. Y hay amores que merecen... #UnÚltimoBaile ✨ He is back! @FALCAO 9⃣ pic.twitter.com/YPkMZPSFD6 — Millonarios FC (@MillosFCoficial) January 7, 2026 Me 105 paraqitje për Kombëtaren e Kolumbisë dhe 36 gola të shënuar, Falcao mbetet një nga sulmuesit më të mëdhenj në historinë e futbollit kolumbian. /Telegrafi/