Pas largimit të trajnerit kryesor, Atdhe Nuhiu është opsion për të drejtuar Altachin

Pas largimit të trajnerit kryesor Fabio Ingolitsch te kampionët e SK Sturm Graz, SCR Altach ende nuk ka prezantuar një zëvendësues, ndërkohë që stërvitjet para-sezonale filluan sot. Në këtë situatë, ish-sulmuesi Atdhe Nuhiu, i cili më parë ka shërbyer si ndihmës i Ingolitsch, do të drejtojë seancën e parë stërvitore të Altach pas pushimeve dimërore këtë të mërkurë. 36-vjeçari, që ka qëndruar besnik klubit të Vorarlbergut edhe pas largimit të trajnerit të tij kryesor, konsiderohet një nga opsionet për pozicionin vakant, së bashku me kandidatë të jashtëm, raporton Sky. Nuhiu, i cili ka luajtur 90 ndeshje për Altach dhe ka shënuar 20 gola, u emërua ndihmës trajner më 30 shtator 2024 dhe aktualisht po përfundon kursin UEFA Pro, i cili do t’i mundësonte të drejtonte Altachin në Bundesligë. Karriera e trajnerit të ri potencial filloi me ekipet e të rinjve dhe juniorëve të Altachit, ndërsa ende luante si profesionist. Ai shërben gjithashtu si ndihmës i përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda, i cili do të marrë pjesë në playoff të Kupës së Botës në mars për një kualifikim historik në finale. Nuhiu është gjithashtu ish-lojtar i kombëtares së Kosovës dhe ka luajtur profesionalisht në Angli, Turqi dhe Qipro. /Telegrafi/