Zemërim në Moskë pasi forcat e Trumpit "sekuestruan" dy anije-cisternë me naftë

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një cisternë të lidhur me Rusinë pranë brigjeve të Evropës dhe një anije të dytë në Karaibe, në një përshkallëzim të zbatimit të bllokadës së naftës ndaj Venezuelës. Pamjet dramatike treguan forcat speciale amerikane duke hipur në M/V Bella 1 në Atlantikun Verior, pasi e ndoqën atë për javë të tëra në një operacion që ndezi tensionet me Moskën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Roja Bregdetare gjithashtu kapi një anije të dytë - Motor Tanker Sophia - pranë brigjeve të Karaibeve në operacionin e koordinuar të mërkurën në mëngjes. Në përgjigje të përgjimeve, Andrei Klishas, një anëtar i dhomës së lartë të parlamentit të Rusisë, tha se veprimet e SHBA-së ishin "pirateri e plotë". The United States reports seizing one more tanker, Sophia, that is part of the shadow fleet and under sanctions. According to the US report, the vessel did not have a state flag and was conducting illegal activity. It will be escorted to the United States for further legal… https://t.co/lkbDYQPA82 pic.twitter.com/bdSn5Ef0CM — Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) January 7, 2026 Para sekuestrimit, ministria e jashtme e Rusisë tha se po "monitoronte me shqetësim situatën e pazakontë" rreth anijes Marinera. Ndërsa forcat amerikane lëvizën për të marrë kontrollin e anijes, ministria e transportit e Rusisë tha se anija po operonte "jashtë ujërave territoriale të çdo shteti" dhe se kontakti me të ishte humbur. Menjëherë pas kësaj, zyrtarët rusë iu referuan Konventës së OKB-së të vitit 1982 mbi Ligjin e Detit, duke argumentuar se asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcë kundër anijeve të regjistruara ligjërisht nën juridiksionin e një vendi tjetër. In two predawn operations today, the Coast Guard conducted back-to-back meticulously coordinated boarding of two “ghost fleet” tanker ships— one in the North Atlantic Sea and one in international waters near the Caribbean. Both vessels —the Motor Tanker Bella I and the Motor… pic.twitter.com/cFuNDtYR8n — Kristi Noem (@KristiNoem) January 7, 2026 Në anën tjetër, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth u tha gazetarëve se ushtria është e përgatitur të vazhdojë të veprojë për kapjen e cisternave të naftës venezueliane. "Ushtria jonë është e përgatitur ta vazhdojë këtë. Presidenti kur flet, e mendon me bindje. Ai nuk po luan. Ne jemi një administratë veprimi për të çuar përpara interesat tona, dhe kjo është plotësisht e dukshme", theksoi ai. Ndërsa Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se drejtuesit e sektorit privat janë "të etur" të investojnë në naftën venezueliane. "Ka shumë angazhim të sektorit privat që po ndodh tani", ka thënë Leavitt. /Telegrafi/