Gjatë një bisede të fundit me banorët e tjerë të Big Brother, Benita Zena, ka folur hapur për preferencat e saj dhe për tipin e djemve që e tërheqin më shumë. Ajo ka bërë këtë diskutim me Toneyn dhe Klodin, duke ndarë mendimin e saj pa dorashka. Benita ka theksuar se preferon veçanërisht dialektin e Shqipërisë dhe se djemtë që flasin në këtë mënyrë e tërheqin shumë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) "Meshkujt me dialekt të Shqipërisë janë jetë. Tepër të mirë janë", tha ajo. Benita, Toney dhe Klodian Mihaj janë së bashku në një sfidë, ku po vazhdojnë të përballojnë. Banorja tani është distancuar edhe nga Toney pasi këtë ia ka kërkuar edhe e ëma. Ajo i tha që ta vazhdonte lojën e vetme, siç edhe ka hyrë në shtëpi. /Telegrafi/