Rrëshqitje e dheut në rrugën drejt Banjës, Komuna e Tetovës apelon qytetarët të mos qarkullojnë në këtë zonë

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, në rrugën drejtë Banjës në Tetovë ka pasur rreshqitje të dheut. Nga Komuna e Tetovës informojnë se ekipet janë në terren, teksa bëjnë thirrje që deri në stabilizimin e situatës të mos qarkullohet në rrugën drejt Banjës. Njoftimi i plotë: Pas një thirrje në numrin emergjent 112, njoftohet se për shkak të reshjeve të shiut ka përsëri rrëshqitje të dheut në rrugën drejt Banjës. Qytetarët lutën të mos qarkullojnë në këtë zonë deri sa situata të stabilizohet. Ekipet komunale janë në terren dhe po e ndjekin situatën nga afër.