Futbollisti brazilian Neymar ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram, që janë mbi 232 milionë, një pamje nga jeta e tij luksoze. Ylli i Santos, 33 vjeç, ish-lojtar i Barcelonës, ka postuar një foto të flotës së tij mbresëlënëse të automjeteve, vlera e të cilave llogaritet mbi 50 milionë euro. Në vilën e tij në Mangaratiba, në Rio de Janeiros, Neymar ka shfaqur një automjet unik: një replikë e makinës së Batmanit, e njohur nga filmat e DC Comics. Vlera e saj është rreth 1.3 milion euro. Avion privat dhe helikopter luksoz Neymar nuk ndalet me makinat. Ai tregoi edhe avionin e tij privat, një Dassault Falcon 900LX, i personalizuar me inicialet e tij. Avioni ka kapacitet për 14 pasagjerë dhe përfshin dhoma të veçanta, si sallë pritjeje, dhomë gjumi dhe zonë ngrënieje. Vlera e tij në treg arrin rreth 40 milionë euro. Për të kompletuar koleksionin luksoz, Neymar shfaq edhe helikopterin Airbus H145, për të cilin ka shpenzuar rreth 8 milionë euro. View this post on Instagram A post shared by Neymar Jr (@neymarjr) Me këtë postim, futbollisti brazilian ka zbuluar një pjesë të jetës së tij luksoze jashtë fushës, duke impresionuar ndjekësit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /Telegrafi/