Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me reshje të shiut, ndërsa në vende më të larta do të ketë reshje të borës. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 5, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 0 deri 10 gradë celsius. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, moti në ditët në vijim do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, dhe në male me reshje bore./Telegrafi/