Komuna e Istogut ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut dhe grumbullimit të ujit, rrethi te Stadiumi i Qytetit është aktualisht i bllokuar për qarkullim. “Për shkak të reshjeve të shiut dhe grumbullimit të ujit, rrethi te Stadiumi i Qytetit aktualisht është i bllokuar për qarkullim”, thuhet në njoftimin e komunës. Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë zonë dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në normalizimin e situatës. “Ju lutemi të shmangni këtë zonë dhe të përdorni rrugë alternative deri në normalizimin e gjendjes”, theksohet më tej në njoftim. Sipas Komunës së Istogut, ekipet përkatëse janë në terren dhe po e monitorojnë situatën nga afër, me qëllim të rikthimit sa më të shpejtë të qarkullimit normal. / Telegrafi /