Pavarësisht se ka humbur disi ritmin gjatë javëve të fundit, Arda Guler vazhdon të mbetet një aset i rëndësishëm për Real Madridin. Cilësia e tij nuk vihet në dyshim, ndaj Arsenali po qëndron në gatishmëri, duke ndjekur nga afër situatën për të ndikuar në të ardhmen e talentit turk. Superkupa e Spanjës, turne që zhvillohet në Arabinë Saudite, përfaqëson një mundësi mjaft tërheqëse për skuadrat pjesëmarrëse. Tashmë është radha e Real Madridit, i cili ka pranuar sfidën e Atletico Madridit në një derbi që pritet të jetë spektakolar, me synimin për të siguruar një biletë drejt finales së madhe. Ndërkohë, vëmendja rikthehet te figura e një futbollisti shumë të talentuar, i cili ndonëse jo sipas dëshirës së tij, ka humbur gradualisht peshë në skemën taktike të Xabi Alonsos. Bëhet fjalë për Arda Guler (20 vjeç), i cili pati një nisje të shkëlqyer sezoni, veçanërisht falë bashkëpunimit të tij të nivelit të lartë me Kylian Mbappe. Arda Guler në radarët e Arsenalit Mesfushori ofensiv nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të rifituar formën e tij më të mirë me fanellën e bardhë. Sa i përket së ardhmes së tij, vlen të theksohet se ai ka një admirues shumë prestigjioz në Ligën Premier. Sipas raportimeve të Sports Illustrated , Arsenali, me kërkesë të drejtpërdrejtë të trajnerit Mikel Arteta, është i gatshëm të bëjë një investim serioz për të siguruar shërbimet e Gulerit. Klubi londinez është i vetëdijshëm se do të duhet të hapë ndjeshëm arkën, pasi Real Madridi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga talenti turk për çdo çmim. /Telegrafi/