Vdes një grua në QKUK, rasti po hetohet

Një grua është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pas problemeve shëndetësore. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 07.01.2026 rreth orës 08:30, në Suharekë. Tutje bëhet e ditur se viktimës i është keqësuar gjendja dhe më pas ka ndërruar jetë. “Suharekë 07.01.2026-08:30. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi problemeve shëndetësore. Viktimës i është keqësuar gjendja dhe më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/