Ngacmoi seksualisht një grua në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 më 10.06.2025. Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin me 07.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/