Klodi shpërthen në të qara, Londrimi i gjendet pranë në një përqafim të ngrohtë

Gjatë mbrëmjes së fundit në shtëpinë më të madhe në vend, Klodi është parë në një gjendje të rënduar emocionale, duke shpërthyer në lot para banorëve. Në ato momente të vështira, pranë tij ka qëndruar Londrimi, i cili u përpoq ta qetësonte dhe t’i ofronte mbështetje shoqërore. Afrimiteti mes dyshes është vërejtur prej kohësh, si brenda shtëpisë ashtu edhe nga publiku që po e ndjek reality show-n. Raporti i tyre i ngushtë ka qenë temë diskutimi të vazhdueshëm mes banorëve, por edhe jashtë shtëpisë, duke nxitur komente dhe interpretime të ndryshme mbi lidhjen që kanë krijuar gjatë lojës. - YouTube youtu.be Madje, në spektaklin e së hënës, ishte Alba ajo që hodhi dyshime mbi orientimin seksual të dy të rinjve, një deklaratë që shkaktoi reagime dhe debat të gjerë si në studio, ashtu edhe në rrjetet sociale. Momenti emocional i Klodit dhe afrimiteti me Londrimin vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa publiku po ndjek nga afër zhvillimet dhe dinamikat mes banorëve në ditët në vijim. /Telegrafi/