Kushtet e rënda atmosferike nxjerrin në breg një anije çisternë në zonën e Tales, Lezhë

Si pasojë e kushteve të rënda atmosferike që kanë përfshirë vijën bregdetare gjatë orëve të fundit, n jë anije çisternë ka dalë në breg në zonën e Tales, në qarkun e Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, era e fortë dhe dallgëzimi i lartë kanë bërë që anija të shtyhet drejt bregut ranor. Më poshtë mund të shikoni dhe pamjet e anijes. /Tch/