Zbardhen tri vepra penale „mashtrim“ dhe një „mashtrim në tentativë“ në Tetovë, ndalohet një 23-vjeçare nga Shkupi

Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, më datë 07.01.2026, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në koordinim me SPB Shkup dhe Njësinë për Krimin Ekonomik – Sektori për Krimin e Përgjithshëm dhe të Dhunshëm pranë MPB-së, kanë zbardhur tri vepra penale „mashtrim“ dhe një „mashtrim në tentativë“, njoftojnë nga SPB Tetovë. Me këtë rast, në Shkup është ndaluar personi me iniciale A.J. (23) nga Shkupi. "Sipas raportit, ajo ka postuar një shpallje në rrjetet sociale se jep banesa me qira në Tetovë dhe përmes telefonit i ka bindur personat e interesuar që të paguajnë mjete financiare në një llogari bankare ose t’i dërgojnë ato me zarf në Shkup përmes shoferëve të autobusëve. Po ashtu, ajo ka mashtruar edhe një person gjatë pagesës për rezervim në një hotel në Ohër. Ndërkohë, pas kontaktit të realizuar me një person të tretë nga Tetova për dhënien e një banese me qira, ky i fundit ka raportuar rastin në SPB Tetovë. Policia, në koordinim me Njësinë për Krimin Ekonomik, ka dërguar një zarf të zbrazët përmes një shoferi autobusi dhe, pasi e dyshuara ka ardhur te shoferi për ta marrë atë, ajo është ndaluar A.J. është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj saj do të parashtrohenkallëzimet përkatëse", thonë nga SPB Tetovë. /Telegrafi/