Pritjet në pikat kufitare janë shtuar sërish, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas përditësimit të fundit të orës 16:00 pritjet më të gjata janë në Jarinë deri në 90 minuta e në Merdarë 1 orë. Ndërkohë, ata që po qarkullojnë përmes Dheut të Bardhë po presin deri në 50 minuta. Ditët e para të janarit kanë qenë edhe më të ngarkuara, për shkak se mërgimtarët po ktheheshin në vendin ku jetojnë.