Reagimi i banorëve nga hyrja e Xhenetës në BBVK

Xheneta Fetahu ka hyrë sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për një qëndrim të përkohshëm prej 24 orësh. Lajmi për rikthimin e një banori nga edicionet e kaluara u bë i ditur fillimisht banorëve të shtëpisë, të cilët menjëherë dolën në oborr për ta pritur. Emri i saj mbeti një befasi e plotë deri në momentin kur banorët e panë me sytë e tyre në oborr. Kur e panë Xhenetën, reagimet e banorëve ishin të menjëhershme, shumica mbetën të shtangur dhe të habitur, duke mos e pritur një rikthim kaq të papritur. Ky rikthim i Xhenetës pritet të sjellë momente të forta dhe dinamika të reja në shtëpi, ndërsa shikuesit do të ndjekin me padurim çdo detaj të misionit të saj për këto 24 orë.