Heqja dorë nga e drejta e vetos në BE: Çfarë do të ishte koncepti që mbështet Edi Rama dhe çfarë do t'u mohonte anëtarëve të ardhshëm?

Gatishmëria e Edi Ramës që Shqipërinë t’a vendosë në Unionin Europian pa të drejtë vetoje para vendimarrjes që kanë anëtarët aktualë, mund të interpretohet si pragmatizëm i kryeministrit shqiptar, por e tillë formë e përkatësisë në klubin europian nuk është zgjidhje demokratike dhe nëse BE e krijon, ajo nuk do të duhet të jetë e përhershme, besojnë disa disa prej bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn. Nuk është as tërësisht problematike, opinioni i të tjerëve, për të cilën kjo do të ishte formulë fituese që të shmangen rivalitetet e anëtarëve të rinj nga rajoni, kur të kalojnë pragun e BE një herë.