"Kush është ky" - legjenda suedeze dyshoi në potencialin e Messit te Barcelona

Henrik Larsson, ish-sulmuesi suedez i njohur për dredhat e flokëve të tij karakteristike dhe stilin e veçantë, rikthehet në kujtime dhe zbulon se si e pa për herë të parë Lionel Messin te Barcelona. Larsson ishte pjesë e skuadrës suedeze që arriti vendin e tretë në Kupën e Botës 1994 dhe më vonë u bë një nga yjet e mëdhenj të Barcelonës, duke ndihmuar klubin katalanas të fitonte gjithçka, përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2006. Suedezi mbërriti në Barcelonë në vitin 2004, si një përforcim që shkaktoi dyshime tek tifozët dhe specialistët, pasi mendohej se nuk do t’i përshtatej stilit të klubit katalanas. Megjithatë, Larsson u integrua shpejt dhe u bë një lojtar kyç në sukseset e Blaugranëve. Kur Lionel Messi filloi të hidhte hapat e tij të parë në ekipin e parë, Larsson ishte tashmë një veteran. “Në vitin tim të parë, Messi nuk ishte ende pjesë e ekipit. Por në vitin e dytë, gjatë parasezonit, e pashë për herë të parë. Në fillim nuk më bëri shumë përshtypje. Pastaj e pashë në stërvitje dhe pyeta Giovanni (van Bronckhorst): ‘Kush është ky?’”. Larsson kujton se mes viteve 2004 dhe 2006, Ronaldinho dominonte ekipin dhe kishte gjithë vëmendjen e mediave dhe shokëve të ekipit. Për këtë arsye, ishte e vështirë të imagjinohej se Messi do të mund ta tejkonte brazilianin. “Ai mund të bënte gjithçka me topin dhe ishte efikas, por për mua ishte e vështirë të shihja dikë që mund të tejkalonte Ronaldinhon”, thotë Larsson. Sot, ish-sulmuesi suedez reflekton mbi epokën e artë të Barcelonës dhe mbi magjinë që Messi solli në futboll. Ai tregon se ndonëse në fillim kishte dyshime, djali që Larsson e pa atëherë si një talent modest do të bëhej një nga lojtarët më të mëdhenj në histori. "We're blessed to have two such greats!" Henrik Larsson on playing alongside both Messi and Ronaldo. ️ pic.twitter.com/uo1USA2KZV — The Overlap (@WeAreTheOverlap) January 8, 2026 Henrik Larsson, një emër legjendar i Celtic, Barcelonës dhe Suedisë, mbetet sot një dëshmitar i drejtpërdrejtë i lindjes së një ylli që do të ndryshonte futbollin për breza të tërë. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com