Xheneta Fetahu ka hyrë në shtëpinë e BBVK-së për një periudhë 24-orëshe, me një mision nga Vëllai i Madh. Me të hyrë brenda, ajo ka trazuar ujërat mes banorëve të tjerë. Gjatë ditës së sotme, Labi ka lënë të nënkuptohet se ajo dhe Kushtrimi kanë një histori së bashku, detajet e së cilës nuk janë bërë ende të ditura. Sidoqoftë, një tension mes tyre është ndjerë sot, teksa dyshja komunikonte brenda shtëpisë, në prani të banorëve të tjerë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Ishte Kushtrimi ai i cili e pyeti: ’A të kam mungu’. Kësaj ajo iu përgjigj me “aspak”, derisa shtoi se nuk ishte i njëjti person të cilin ajo pohon se e kishte njohur. "Sepse unë s’e kam parë atë Kushtrim që unë e njoh, është një tjetër. S’po du me të sulmu në prezencë të të tjerëve, kështu që flasim vetëm unë edhe ti".