Eduard Kuçi, i cili u eliminua në prime-in e së hënës, ka bërë sërish një deklaratë befasuese në rrjetet sociale. Ai ka njoftuar se sot, në orën 20:00, do të hyjë në një transmetim të drejtpërdrejtë, ku do të flasë për padrejtësitë që, sipas tij, i janë bërë. Edi po ashtu deklaroi se gjatë këtij transmetimi do të flasë edhe për gjëra për të cilat ka heshtur deri më tani. Ende nuk dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, por pritet që deklaratat e tij të lidhen me eliminimin nga gara dhe me përvojën e tij në BBVK. “Sonte nga ora 20:00 LIVE, do të sqarohet gjithçka që kam heshtur deri më sot, ndaj padrejtësive që më janë bërë”, ka thënë ai.