Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 solli surpriza të reja për publikun, teksa në shtëpinë më të famshme në vend u futën dy motra, të cilat pritet të trazojnë dinamikat e lojës. Suanita dhe Aurora Rrusta, nga treva e Drenicës, janë banoret më të reja të këtij edicioni, duke hyrë në garë me një format të veçantë. Edhe pse janë dy persona, ato garojnë si një konkurrent i vetëm, ndërsa bashkërisht kanë në dispozicion vetëm një biletë fati. Suanita është këngëtare dhe shënon një rikthim të shumëpritur në skenën muzikore pas gjashtë vitesh mungesë, ndërsa motra e saj, Aurora, ushtron profesionin e influencueses në rrjetet sociale, ku gëzon një audiencë të gjerë ndjekësish. - YouTube youtu.be Hyrja e dy motrave ka ngjallur kureshtje të madhe te banorët dhe publiku, pasi bashkëjetesa, strategjia dhe vendimmarrja e përbashkët pritet të sjellë dinamika interesante dhe situata të paparashikueshme brenda shtëpisë. Mbetet të shihet se si do të përshtaten Suanita dhe Aurora në këtë lojë intensive dhe nëse bashkimi i tyre do të jetë një avantazh apo një sfidë në rrugëtimin drejt finales së Big Brother VIP Kosova 4. /Telegrafi/