Dy të lënduar në Sllapuzhan të Suharekës, u therën me thikë nga një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore pasi të njëjtit ishin ther me thikë nga një person. Rasti ka ndodhur në fshatin Sllapuzhan, Suharekë, të premten në ora 03:20. “Lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit ishin therë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari gjendet në arrati. /Telegrafi/