Bllokimi i rrugës Prishtinë-Ferizaj për shkak të reshurave - pamje nga droni

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt është bllokuar plotësisht qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor për një kohë të caktuar. Policia njofton se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës. Më poshtë mund t’i shiheni pamjet nga droni të rrugës nacionale Ferizaj-Prishtinë.