Trump papritmas ndal takimin me gjigantët e naftës: Prisni një minutë, duhet të shoh sallën time të ballos

Papritmas, presidenti amerikan, Donald Trump ndërpreu një takim me drejtues të kompanive naftë. Të pranishmit u shtrënguan në heshtje, kur ai ngriti dorën dhe tha me seriozitet të përzier me entuziazëm “prisni një moment, duhet të shoh sallën time të bukur”. Pa humbur kohë, u ngrit nga karrigia dhe u drejtua drejt derës, duke ecur me vetëbesim dhe me një shikim që duket se kërkonte të kapte çdo detaj. — (@) Të pranishmit e ndoqën me habi, të papërgatitur për këtë ndërprerje të papritur. Ai u ndal tek dera, e hapi dhe përjetoi çastin duke deklaruar “wow. Çfarë pamjeje! Kjo është dera e sallës!” Momenti ishte jo vetëm një ndërprerje e papritur e takimit, por edhe një demonstrim i stilit të tij dramatik dhe të përqendruar te detajet madhështore të ambientit. /Telegrafi/ — (@)