Privohet nga liria i punësuari si sigurim në spitalin e Gostivarit, dyshohet se përdori dhunë ndaj një gruaje

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar një person, i punësuar si sigurim privat në Spitalin e Gostivarit, pasi një grua ka raportuar se i njëjti ka përdorur dhunë ndaj saj. “Më 10.01.2026, në orën 00:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin P.T. (52) nga fshati Bellovisht i Gostivarit. Sipas denoncimit nga një grua 38-vjeçare, rreth orës 21:30, derisa ajo ndodhej në Qendrën Urgjente në Gostivar për t’u takuar me mjekun kujdestar, P.T. (i punësuar si sigurim privat në spital) e ka nxjerrë atë jashtë me forcë. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.