Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit, deri më 9 mars të këtij viti, raporton Radio Evropa e Lirë. Masa e paraburgimit u vazhdua për dy muaj pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. […]