Revolta simbolike e grave iraniane - ndezin cigaret nga fotot e djegura të liderit suprem, Ali Khamenei

Kjo tendencë mes grave iraniane tani është e pakapërcyeshme. Gratë iraniane po ndezin cigare duke përdorur fotografi të djegura të Liderit të Lartë, Ali Khamenei. Kjo nuk është thjesht për të tërhequr vëmendje, raportojnë mediat e huaja. This trend among Iranian women is now unstoppable Iranian women are lighting cigarettes from burning photos of Supreme Leader Ali Khamenei. This isn’t shock value. It’s a blunt political gesture — open contempt for a regime that has spent decades controlling women’s bodies,… pic.twitter.com/TxqCkWLy8j — NEXTA (@nexta_tv) January 10, 2026 Është një veprim politik i hapur - një përçmim i drejtpërdrejtë për një regjim që ka shpenzuar dekada duke kontrolluar trupin, veshjen, sjelljen dhe jetën e grave. Ndërkohë, gratë e Francës qëndrojnë në solidaritet me koleget iraniane. Aktivistët feministe të djathta franceze nga “Collectif Nemesis” riprodhojnë këtë tendencë virale të grave iraniane që ndezin cigaret e tyre me fotografi të Khameneit. Ndryshe, protestat kësaj radhe në shtetin iranian nuk kanë të bëjnë shkaku i të drejtave të grave apo religjionit, por për arsye ekonomike. /Telegrafi/ — (@)