Dushi pa rroba sipër, Vëlla i Madh i tërheq vërejtjen Bia Khalifa-s

Bia Khalifa mori një lloj vërejtje nga Vëllai i Madh pas një veprimi disa ditë më parë. Ajo kishte vendosur të bënte dush ‘topless’, një veprim që siç duket solli reagimin e produksionit. Për këtë arsye, Bia u ftua në dhomën e rrëfimit për t’i komunikuar ankesën e formalizuar nga Vëllai i Madh. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) “Bia këtu jetojnë 16 persona dhe çdo veprim ndikon tek të gjithë. Dua të flas për atë që ndodhi pak ditë më parë, kur vendose të bësh banjën topless, përse? A mendove se kamerat, publiku dhe të tjerët mund të ndiheshin të parehatshëm? Kjo shtëpi teston kufij, liri personale përballë bashkëjetesës dhe ti Bia duhet të respektosh kufijtë e tu për t’i bërë të tjerët të ndihen më rehat”, i tha asaj Vëllai i Madh. Bia më pas shpjegoi arsyen pse kishte vendosur të bënte dush topless, por krahas kësaj ajo u shpreh tejet e mërzitur nga kjo kumtesë.