I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte portieri i njohur Betim Halimi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis . Betim Halimi ka rrëfyer një histori tejet interesante duke treguar se si ai dhe shokët e tij të skuadrës te Olimpik Donetsk, kishin marrë 10 mijë euro premio nga Shakhtar Donetsk për të ndalur me barazim rivalin e tyre për titull Dinamo Kiev. “Para lojës futet brenda, thasë me vete kishte pasur. Ka 15 mijë dollarë për kokë lojtari, nëse fitoni i keni nga Shakhtari nëse fitoni, 10 mijë për barazim”. “Ka pas qenë Demir Imeri që ka luajtur në Shqipëri. Pati ardhur në atë sezon edhe ndeshja e tij e parë e dytë ke kur ndodhi, edhe kur e pa po kthehet ka unë dhe po thotë seriozisht e ka a, thashë bablok këto para ne po i kapim tash ti bëje një përpara se e bëjmë zero mbrapa”. “Edhe e fillojmë ndeshjen, shumë presion bën Dinamo sepse i ka pasur këta Tsygankov që po luan në Girona. Ka qenë si Arjen Robben, veç mos me i lënë hapësirë sepse të majtën e ka pasur tjetër nivel”. “Edhe shumë ka qenë ky Yarmolenko, Andriy Yarmolenko, pra ka pasur lojtarë Dinamo krejt emra i ka pasur”. “Edhe ne mirë u mbajtëm në pjesën e parë, prej zonës së 16 metërshit nuk dilnim por mirë 0-0 përfundoi pjesa e parë. Si fillon pjesa e dytë, një kundërsulm i yni i pari, 1-0 për ne”. “Edhe po tash referat atje janë pak të çuditshëm. Menjëherë pas golit kontakti i parë jashtë zonës, direkt karton i kuq, edhe pse i kishte ai kapiteni ynë na kishte pesë gjashtë lojtarë mbrapa, sepse ne krejt aty ishim”. “Deri në minutën 75-80-të u mbajtëm dhe pastaj na e bëri Tsygankov një super gol, 1-1 dhe e vazhduam ashtu lojën duke u mbrojtur, mbaroj loja 1-1 dhe tash as nuk ishim që të gëzoheshim aq shumë sepse ishte 1-1, por edhe mu hidhëru jo sepse e dije që si të futesh brenda të presin 10 mijë dollarë”, ka rrëfyer Halimi. Episodin e plotë me Betim Halimin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./ Telegrafi / - YouTube www.youtube.com